Nga emri i bebushit dhe deri tek planet për martesë, Fifi zbulon disa detaje të reja për fansat e saj

Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi do të bëhen së shpejti prindër të një djali.

E teksa artistja është në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet, por më të shumtat kishin të bënin me vogëlushin që ajo po pret të vij në jetë.

E pyetur nëse ka e ka zgjedhur emrin për bebushin, këngëtarja u përgjigj me “Po” por nuk zbuloi asnjë detaj tjetër, madje ajo tregoi gjithashtu se emri i djalit nuk do i fillojë as me shkronjën “A” e as me “F”,  të cilat janë inicialet e çiftit.