VIDEO/ Djali i Julian Dedës shkëlqen në futboll, shihni talentin e tij te Tirana e moshave

Nga aktrimi në sport, talenti dhe fama e familjes Deda po trashëgohet brez pas brezi.

Nëse Julian Deda trashëgoi talentin e të atit, Zefit, si aktor humori, djali i tij, Mateo, është shfaqur si një profesionist i vërtetë në sportin më popullor në botë, në futboll.

Mateo Deda, 14 vjeç, po shkëlqen me ekipin e moshave të Tiranës.

“Magjinë” e djalit të Julian Dedës në fushë mund ta shihni vetë, në videon e mëposhtme.

Në një ndeshje kundër Apolonisë, duket qartazi talenti i Mateos në përdorimin e topit, në golin e shënuar dhe për më tepër në vizionin që ka për lojën e futbollit.

Mesa duket, Mateo do të jetë një nga futbollistët e perspektivës, nga i cili pritet që të lërë gjurmë në të ardhmen me fanellën bardheblu apo me ekipin kombëtar.