Këshilla për Inzaghin: Asllani duhet aktivizuar më shumë

Ish-mbrojtësi i Interit, Fulvio Kolovati, ka folur për aktivizimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, tek Interi.

Në një deklaratë për “Radio Nerazzurra”, ai u shpreh se Asllani nuk është aktivizuar shumë dhe se dëshiron që ta shohë në fushë, ndoshta në ndeshjen ndaj Monzës.

Do ta kisha aktivizuar më shumë Asllanin, ndoshta edhe Belanovën. Nëse ke një skuadër prej 25 lojtarësh, duhet ta shfrytëzosh. Do të bëja disa ndryshime në formacion ndaj Benfikës, ndoshta do t’i jepja hapësirë ​​edhe De Vrij dhe Gosens. Megjithatë, besoj se Interi mund të fitojë me Monzën pavarësisht formacionit, është thjesht çështje afrimi ndaj garës dhe jo zgjedhjesh”, deklaroi Kolovati.