Meta thirrje qytetarëve: Të gjithë të ftuar në hapjen e fushatës elektorale

Ditën e nesërme koalicioni i opozitës së bashkuar “Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e hapjes e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Ailbania”.

Postimi i Metës:

“Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, shkruan Meta.