‘Asnjë mungesë nuk justifikohet’/ Kryetarja e bashkisë Kurbin terror mbi administratën për vota

Kryetarja rilindase e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara ka ushtruar presion dhe terror mbi administratën për të qenë prezentë në takimet e saj elektorale.

Sipas burimeve për SYRI-n, një mesazh u është dërguar punonjësve të bashkisë, ku i kërkohet të jenë të gjithë prezent pasi asnjë mungesë nuk justifikohet.

Mesazhi:

Njoftoni stafet, që në orën 16:30, duhet të jenë poshtë tek salla e mbledhjeve të këshillit, takim me kryetaren. Asnjë mungesë nuk justifikohet!