'Nga unë s’të gjen gjë'/ Luizi i kërkon votën për lider Jorit

Që prej mbrëmjes së djeshme, qëllimi i Luizit është të fitojë pozicionin e liderit për këtë javë. Këtë temë ai e ka diskutuar me Kiarën mbrëmë, e ndërsa në mëngjes me Qetsorin.

Ai u shpreh se do të mbroj Kiarën nga një nominim i mundshëm, ndaj sot ai ka nisur fushatën për të mbledhur votat e banorëve.

Ai thirri Jorin dhe shkuan së bashku në lavanderi, por biseda  e tyre nuk zgjati shumë.

Luizi i tha se nga ai nuk do i vijë kurrë e keqja e më pas shtoi se është në dorën e saj të bëjë zgjedhjen.