Nis Coachella 2023: Detaje për festivalin spektakolar

Adhuruesit e Coachella-s, një nga festivalet më të famshëm në botë, do të festojnë këtë fundjavë pasi nis zyrtarisht edicioni i 22 i Coachella. Bad Bunny, Blackpink dhe Frank Ocean janë artistët kryesorë që do të performojnë.

Bad Bunny, këngëtari dhe reperi portorikan, do të jetë artisti i parë latin dhe interpretuesi i parë në gjuhën spanjolle që do të kryesojë festivalin më të madh të muzikës në Amerikën e Veriut, ndërsa Blackpink, supergrupi K-pop, do të jenë të parat nga Koreja e Jugut dhe grupi i parë me të gjitha femra si performuese kryesore.

Frank Ocean, i konsideruar gjerësisht si një emër i rëndësishëm në muzikën pop që nga albumi debutues i vitit 2012, do të performonte në vitin 2020, por festivali u shty për shkak të pandemisë.

Coachella do të zhvillohet në fundjavat 14-16 dhe 21-23 prill në Empire Polo Club në Indio, Kaliforni. Pritet që rreth 125,000 njerëz të jenë të pranishëm çdo ditë në Coachella.

Emra të tjerë që do të performojnë janë Rosalía, Gorillaz, Charli XCX, boygenius, Björk, Calvin Harris, the Chemical Brothers, Blondie, Kali Uchis e të tjerë.