Publikimi i dokumentave të Pentagonit/ Kina pranoi të armatoste fshehurazi Rusinë

Kina miratoi dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, por donte që çdo dërgesë të mbetej sekrete, sipas dokumenteve të qeverisë amerikane.

Një përmbledhje e fshehtë e inteligjencës e datës 23 shkurt nxjerr në pah se Pekini kishte miratuar furnizimin me armë, të cilat do t’i “maskonte” si sende civile, sipas një raporti të Washington Post .

Sipas rusëve, komisioni qendror ushtarak i Kinës ka kërkuar që dërgesat të mbeten sekrete.