Lufta në Ukrainë/ Kina: e vetmja rrugëdalje janë bisedimet e paqes
Për çështjen e Ukrainës, "pala kineze theksoi se e vetmja rrugëdalje për të zgjidhur krizën është promovimi i bisedimeve të paqes".
Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, në lidhje me takimin dypalësh të zhvilluar në Pekin mes ministrit të Jashtëm Qin Gang dhe homologes së tij gjermane Annalena Baerbock.
"Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë për paqen dhe shpreson që të gjitha palët e interesuara të mbeten objektive dhe të qeta dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën përmes negociatave," shtoi Wang në konferencën e përditshme.