VIDEO/ Momenti i frikshëm kur një 30 vjeçare kafshohet nga një peshkaqen
Në një video tronditëse të publikuar së fundmi tregohet momenti kur një 30 vjeçare e cila ka pasion zhytjet është kafshuar nga një nurse- peshkaqen duke i lënë një plagë të hapur prej gjashtë centimetrash.
Carmen Canovas Cervello ishte zhytur në oqean në brigjet e Maldiveve me mikun e saj Ibrahim Shafeeg një fotograf nënujorë i cili kapi dhe këto momente tronditëse.
Ajo që është interesante është fakti se 30 vjeçarja vazhdoi zhytjen edhe pse u kafshua nga peshkaqeni.
Peshkaqenët- nurse janë zakonisht jo agresivë.
Por nëse provokohen në çfarëdo mënyre, kafshimi i tyre mund të jetë kërcënues për jetën për shkak të dhëmbëve jashtëzakonisht të mprehtë dhe nofullës së fortë.
Sipas raporteve para vitit 2022, ka pasur rreth 51 sulme të provokuara dhe pesë të paprovokuara nga peshkaqenë infermiere.