KAFE SHQETO/ Bled Marku kandidat për Këshillin Bashkiak: Si e mora ftesën nga Belind Këlliçi

Koalicioni i opozitës “Bashkë Fitojmë” ka vendosur që të rinjtë të përfaqësohen në këshillat bashkiakë në të gjtihë vendin. Parlamenti i qytetit do të përfaqësohet 80 % nga rinia shqiptare.

Gazetari Bledi Marku, është një ndër emrat e propozuar për Këshillin Bashkiak në Tiranë, i cili teksa ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ka treguar detajisht se si e priti ftesën zyrtare nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Flavio: Ti nuk vjen nga ‘Syri’  tek kjo listë pë Këshillin Bashkiak , vjen dhe kauzat dhe aktivizmi yt apo jo?

Bledi Marku: "Patjetër që po. Duke qenë se vitet e fundit, tashmë një vit e gjysëm kemi protestuar në kryeqytet dhe kemi parë se çfarë ndodh, cilat janë vendimet që merr Këshilli Bashkiak jo vetëm për banorët të cilëve  ju shembet banesat por edhe ato të cilët jetojnë çdo ditë në Tiranë, vendime të këqija këto.

 Dhe, mu bë oferta nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi për të përfaqësuar një grup,  një komunitet të gjerë siç është: Lapraka, 5 Maji, Shkoza ose zona e Kombinatit që t’i përfaqësoja në Këshill, normalisht nuk kisha sesi të refuzoja pasi siç e ka edhe vetë moton ‘Bashkë Fitojmë/ Tirana në Duart e Tua ', pra Tiranën do ja japim atyre personave të cilët kanë zgjidhje për ti dhënë kryeqytetit".

Flavio: Mbi të gjitha, që e njohin problematikë...

Bledi Marku: "Patjetër, nëse nuk njihet problematika nuk mund të ofrohet zgjidhja për atë ç'ka pret. Ndaj, duke parë se çfarë ka ndodhur në kryeqytet, ftesa që mu bë e mirëprita dhe sot dalim në zona të ndryshme të Tiranës, unë jam fokusuar në njësinë 11, pra në zonën e Laprakës dhe dëgjojmë çdo ditë hallet e qytetarëve që nuk kanë vetëm pronat çështje kryesore janë edhe: uji i pijshëm, parkingjet, gjobat pra Tirana lëngon nga të gjitha anët".

Klea Sula/ Syri.net