Mashtrimet e Veliajt/ Meta: Fondi i strehimit vetëm sa 10 apartamente!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka demaskuar me fakte, mashtrimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, për të ashtuquajturin "strehim social". 

"Fondi i strehimit social i bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit," tha Meta dje në tryezën e PL për Politikat Sociale,  Strehimin.

"Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social!

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët. Bashkë fitojmë!", ka theksuar Meta në vazhdim.