VIDEO/ Deputeti britanik: PD e ka përmirësuar Shkodrën! E rëndësishme rizgjedhja e kryetarit në 14 maj
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka pritur në një vizitë deputetin e partisë Konservatore, drejtuesin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith.
Në postimin e tij në Facebook, Spahia ka përcjellë mesazhin e fortë të deputetit britanik dhënë për qytetarët shkodranë për zgjedhjet e 14 majit, ku sipas tij 'është e rëndësishme që kryetari të rizgjidhet sepse marrëdhëniet ndërkombëtare që mund të vendosim nga ky qytet, nga Shkodra, me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën janë një potencial i madh'.
‘Partia Demokratike e ka përmirësuar këtë qytet. Në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit është e rëndësishme që kryetari të rizgjidhet sepse marrëdhëniet ndërkombëtare që mund të vendosim nga ky qytet, nga Shkodra, me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën janë një potencial i madh’, u shpreh Henry Smith gjatë një prononcimi për mediat.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë pikë kyçe për Bashkinë Shkodër me mbarë botën.
Nga deputeti i partisë Konservatore, drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith, Shkodrës dhe Shqipërisë ju dha një mesazh i fortë mbi këtë orientim pro perëndimor.