Igli Cara: Durrësi mundet dhe meriton të qeveriset me ndershmëri!
Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, vazhdon pa reshtur takimet me qytetarët për problemet por edhe mundësitë e jashtëzakonshme për zhvillim që ka qyteti port.
"Kudo që shkoj, në çdo takim me bashkëqytetarët ndjej nevojën dhe dëshirën për ndryshim, - shkroi Cara në Fb. - Durrësi mundet dhe meriton të qeveriset me ndershmëri dhe vizion në shërbim të qytetarëve. 14 maji bën ndryshimin me votën e lirë. Qyteti je ti!" theksoi demokrati.