‘Asnjë vend s’ka më shumë ndikim se Pekini në Rusi’/ Ministrja e Jashtme gjermane thirrje Kinës: Ndërhyni për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka kërkuar që Pekini të ndërhyjë dhe të kërkojë që Rusia të ndalë luftën në Ukrainë.
Sipas saj asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim në Rusi sa Kina.
“Duhet ta them hapur dhe t’i kërkoj Kinës t’i bëjë thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë”, tha më tej ajo gjatë një komunikimi për mediat.
Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë.
“Ai kishte besim se do të thyente NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se uniteti i kombeve perëndimore do të thyhej dhe do të binte në momentin e provës, por ai e kishte gabim”, u shpreh Biden.