VIDEO/ SHBA, momenti i frikshëm kur treni merr përpara disa makina dhe një kamion
Një qytetar ka filmuar momentin kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion me vetura në jug të Floridës, SHBA. Në video tregohet shoferi kamionit duke lëshuar alarmin teksa mjetet kanë ngecur në shinat e trenit.
Nga gjithsej tetë makina që mbante kamioni, gjashtë u shkatërruan me njërën prej tyre nën tren.
Pavarësisht përplasjes, nuk ka pasur të lënduar.
Sipas dëshmitarit okular që regjistroi momentin e përplasjes “shoferi u përpoq të eci përpara por pashë rrotat e tij duke u rrotulluar dhe kamioni nuk lëvizte”.
“Pastaj pashë në pasqyrën time se treni po vinte me shpejtësi të madhe dhe po i binte borive, por kamioni nuk mundi të lëvizte derisa më në fund ndodhi përplasja dhe automjeti u nda në dysh”, shtoi ai.