Gjokutaj: Programi i Belind Këlliçit ambicioz dhe në ndihmë të Tiranës e qytetarëve

Avokati Genci Gjokutaj mbështet programin e kandidatit të Aleancës “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçit.

Në një status në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Gjokutaj shkruan se programi i Këlliçit për transportin publik është ambicioz dhe në ndihmë të qytetit dhe qytetarëve.

Statusi i plotë i Gjokutajt

Kandidati i Aleancës “Bashkë Fitojmë, Zoti Belind Këlliçi, ka zgjedhur ndërhyrjen në Tiranë si strategji drejtimi dhe jo kozmetikën që po rrënon qytetin!

Programi i tij për transportin publik është ambicioz dhe në ndihmë të qytetit dhe qytetarëve! Sot është e frikshme dhe me kosto të larte hipja në autobus!

Programi i tij për ujin e pijshëm është guximtar, por edhe jetik për qytetarët! Në Tiranë sot njerëzit urinojnë në orën 9 dhe rrezikojnë ta pinë në orën 10 për shkak të përzierjes së ujërave të zeza me ujin e pijshëm!