Rreth 18 mijë lopë u dogjën në Teksas

Rreth 18 mijë lopë janë djegur në një zjarr në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit, raportoi sot “USA Today”.

Pas luftës për fikjen e zjarrit në një fermë qumështi në Teksas të hënën në mbrëmje, zyrtarët u habitën nga numri i lopëve në fermën South Fork pranë Dimmit, Teksas.

Një punëtor i fermës së qumështit i cili u shpëtua nga brenda objektit u dërgua në spital.

Ky është shkatërrimi më i madh i bagëtive në SHBA që kur Instituti i Mirëqenies së Kafshëve me bazë në Uashington filloi të gjurmonte zjarret në hambarë dhe ferma në vitin 2013.