Transporti publik falas, Baton Haxhiu: Propozim joshës, por është problem ideologjik

Analisti Baton Haxhiu e pëlqen premtimin e transportit publik falas sepse do reduktonte lëvizjen e automjeteve në kryeqytet dhe ndotjen, por problemin e sheh me konceptin ideologjik. 

Sipas tij, shërbimi urban falas është tezë e të majtës. 

"Së pari është problem ideologjik. Një e djathtë nuk do të duhej të pretendonte ta bënte transportin falas. Ajo duhet të gjejë taksa alternative për ta mbuluar këtë. Tirana nuk është në këtë fazë që ta ndërtojë një transport falas edhe për shkak të taksave. Ul prezencën e makinave, është një mundësi se Tirana është e ndotur, ka probleme serioze dhe nëse kjo shoqërohet me statistika të bollshme për këto gjëra që i përmenda, jo vetëm që transporti falas na zgjidh një problem, këtu do të më bindësh. Por tani për tani, është një propozim joshës, por nuk arsyetohet kështu. Arsyetimin e kam problem", u shpreh ai.