Shifra rekord të golave/ Erling Haaland zbulon ilaçin magjik

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, po vazhdon në një sezon fantastik me shumë gola dhe rekorde të ndryshme.

Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar ilaçin magjik që ndoshta fshihet pas këtij suksesi të sulmuesit të Kombëtares së Norvegjisë.

Në faqen e tij “Twitter”, Haaland ka publikuar një foto ku shihet me dy shishe të xhamit në dorë, në to ka qumësht dhe duket se ky është ilaçi i tij.

“Unë dhe ilaçi im”, ka shkruar Haaland në rrjetet sociale.

Futbollisti norvegjez gjatë këtij sezoni në të gjitha garat me Manchester Cityn ka shkuar në kuotën e 45 golave.