Feyenoord-Roma/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, një penallti e humbur

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Feyenoordit dhe Romës, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi dhe Roma shkuan në pushim pa e gjetur golin, 0-0.

Të dyja skuadrat tentuan disa herë për ta gjetur golin, por që portierët ishin në nivelin e tyre dhe e mbajtën portën e paprekur.

Në fakt, Roma iu afrua tej mase golit, por që Lorenzo Pellegrini dështoi ta konkretizojë me gol penalltinë në minutën e 43’ të ndeshjes.