SPECIALE E SYRI TV/ Përfitimet e urbanit falas, Luksemburgu rriti fuqinë punëtore, uli ndotjen e trafikun

Në Luksemburg transporti publik me trena, autobusë dhe tramvaji është plotësisht falas. 

Në Tiranë, kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi ka premtuar se do të bëjë të njëjtën gjë pas 14 majit, pra transporti me urban do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. 

Përmes kësaj speciale të Syri Tv tregohet në detaje si funksionon në Luksemburg transporti falas dhe cilat janë përfitimet për qytetarët atje. 

SPECIALE

Vendi i vogël i pasur i BE me një popullsi prej rreht 700 mijë banorë e ofron këtë prej disa vitesh. 

Rreth 200 mijë banorë janë fuqi punëtore ndërkufitare që vizitojnë vendin çdo ditë. 

Rreth 1.2 milionë turistë vizitojnë vendin çdo vit. 

Nëse keni patur rastin të udhëtoni përmes këtij shteti, do t’ju duhej vetëm 2 orë rrugë piktoreske për të përfunduar udhëtimin tuaj përgjatë vreshtave të rrushit, kështjellave dhe shtëpive vjetra. 

1 Mars 2020, shteti njoftoi politikën e re për transportin publik duke deklaruar aksesin e plotë falas. 

Pra, çdo person që viziton shtetin i lejohet të përdorë trena, autobuzë dhe tramvaj plotësisht falas. 

Ky lajm bëri bujë në mediat ndërkombëtare dhe shumë ekspertë nxorën teoritë e tyre.

Disa u përpoqën të shpjegojnë arsyet pas vendimit dhe të tjerë u përpoqën të balancojnë të mirat dhe të këqijat. 

Pse ndodhi kjo gjë? 

Siç mund ta dini, shumë shtete kanë vështirësi me transportin publik dhe njerëzit kanë vështirësi në financat e tyre pasi kostoja e transportit ishte e lartë, vetëm pas asaj të qirasë. 

Në një mënyrë, ky shtet është përpjekur që të eleminojë këtë kosto. 

Sipas raportimeve mediatike, ka dy arsye të mëdha pas këtij vendimi. 

E para, është përfitimi social. Duke e bërë këtë gjë, shteti pritet të ngushtojë hapësirën mes të pasurve dhe të varfërve.

Njerëzit mund të përdorin koston e tyre të transportit për të përmirësuar jetën e tyre ndërkohë që shfrytëzojnë të njëjtin shërbim cilësor. 

Veçanërisht 10% i ulët i shoqërisë do të shfrytëzonin më së shumëti këtë përfitim. 

Studentët, pensionistët dhe të pastrehët po vuanin nga dimri i ftohtë dhe kostoja e lartë ditore e transportit. 

Tashmë është falas për t’u përdorur sa herë të duan. 

Më tej, shteti pret më shumë mundësi punësimi për qytetarët e tij duke e bërë më të përballueshme për të udhëtuar. 

Nënkupton se çdo qytetar mund të udhëtojë larg për punët e tyre të përditshme, edhe nëse vendi i punës është larg shtëpisë. 

Duke shtuar se janë disa qindra mijëra persona që udhëtojnë duke kaluar kufinjtë. Kjo gjë vjen në ndihmën e tyre. 

Ata japin një kontribut të madh ndaj forcës punëtore të shtetit.

Arsyeja e dytë është trafiku.

Duke qenë se është një shtet me hapësirë të vogël tokësore dhe me aktivitet të lartë komerçial, trafiku e ka goditur rëndë vendin. 

Luksenburgu është një nga qëndrat komerciale dhe financiare të rajonit. Pra, është një zonë me trafik tepër të lartë. 

Politika e transportit publik falas po përpiqet të minimizojë makinat private gjatë ditëve të javës. 

Do të inkurajojë qytetarët të përdorin trenat, autobuzët apo tramvajt sa më shumë që të munden. 

Do t’u kursejë lekë, shpëtojë planetin dhe mund t’u kursejë kohë nëse të gjithë përshtaten me të. 

Siç e dini, 40 persona mund të hyjnë në një autobuz në vend që të kemi 40 makina. 

1 autobuz mund të kursejë kohën e 40 makinave në trafik dhe hapësirë tokësore. 

Luksenburgu është një prej shteteve të pasura dhe mund ta përballojnë këtë kosto, por ata kanë planifikuar të rimarrin një shumë të vogël të kostos me taksa. 

Edhe përpara kësaj, ata merrnin vetëm 10% të kostos totale të transportit publik nga tarifat, pra nuk po bën ndonjë ndikim të madh. 

Çfarëdo të jetë në politikën e taksimit, ata do të sigurohet se nuk do të dëmtojë qëllimin e tyre për të ngushtuar hapësirën mes të pasurve dhe të varfërve. 

Morali i kësaj historie nuk është të prezantojmë transportin publik falas në vende të botës së tretë apo në ndonjë vend tjetër në Tokë.

Mesazhet që inkurajojnë transportin publik janë gjithmonë të dobishme.

Provojeni, rehatoni qytetarët tuaj.