Meta publikon propozimet e Partisë së Lirisë për strehimin
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thirrur sot një tryezë për të diskutuar për politikat sociale të strehimit në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.
Gjatë takimit Meta ka publikuar edhe propozimet e Partia e Lirisë, për strehimi.
‘Nisur nga vullneti politik i saj për të adresuar këtë problematikë të rëndë sociale, si dhe nga eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian, në lidhje me politikat e strehimit, propozon një sërë masash politike, të mundshme, duke ju referuar mesatares të financimit të programeve të strehimit të këtyre vendeve europiane’, tha Meta.
Politikat Sociale të Strehimit të Partisë së Lirisë
Do fokusohen në programet e subvencionimit për përfitim për strehim, por njëkohësisht dhe për investim për ndërtimin e banesave sociale.
1. Programi i subvencioneve apo përfitimit për strehim te zgjerohet jo vetëm për qiratë dhe për interesin e kredisë, por dhe për të reduktuar kostot e strehimit, si të ngrohjes etj, dhe niveli i financimit te rritet ne masën 100 Milionë Euro, që i bie të jetë 0.56% e PBB, (barabarte me mesataren europiane).
2. Programi i investimeve për ndërtimin nga shteti te banesave sociale te zgjerohet per tu fokusuar jo vetëm për kriterin e te ardhurave, por të përfshihen edhe grupe specifike qe kanë nevoja të veçanta strehimi, psh. familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore, të moshuarit si dhe studentet. Financimi i këtij programi te rritet ne masën 50 Milionë Euro, rreth 0.28% e PBB (barabarte me mesataren e financimit te programeve kryesore me vendet e BE –së).
3. Totali i fondit për politikat e strehimit te arrije ne nivelin e 0.84% e PBB, ose rreth 150 Milionë Euro, për dy programet e mësipërme nga 0.05% e PBB qe është aktualisht.
Për Bashkinë e Tiranës e cila mban problematikën më të madhe për çështjen e strehimit social në rang kombëtar, propozojmë:
4. Të rritet fondi nga buxheti i shtetit dhe bashkëfinancimi i Bashkisë për politikat sociale të strehimit (subvencione dhe investime) në nivelin e 30% të totalit të financimit qe propozohet ne nivel kombëtar në rreth 33 milion Euro çdo vit, vetëm për bashkine e Tiranes, nga 0.7 milion Euro që është aktualisht buxheti për strehim social në Bashkinë e Tiranës.
5. Të përmirësohet modeli i shpërndarjes se fondit te qeverise qendrore ne formën e transfertes se kushtëzuar për strehimin, e llogaritur sipas kritereve të zbatuar nga Ministria e Financave ne rastin e granteve te tjera.
6. Në Bashkinë e Tiranës, duhet të krijohet zë i veçantë në Buxhetin e Bashkisë, për fondet e nevojshme për strehimin e familjeve, banesat e të cilëve prishen për shkak të zbatimit të projekteve të interesit publik. Duke mos i trajtuar më si strehim social, por si garatim i domosdoshëm për strehimin e familjeve që preken nga programet urbanistike. Fondet për bonusin e tyre të strehimit të përballohen nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Me këto politika sociale të strehimit, të cilat 20-fishojnë numrin e përfituesve, do të krijohet përkujdesja e nevojshme që mungon aktualisht.