Humbi jetën pasi ra nga dritarja/ Kamerat regjistrojnë momentet e fundit të volejbollistes italiane, ajo po qante në hotel
Një tragjedi e madhe tronditi sportin në Itali mëngjesin e sotëm, pasi u konfirmua lajmi për vdekjen e një prej volejbollisteve më të talentuara në botë, Julia Ituma (18) dhe në rrjetet sociale u shfaq një video që tregon se çfarë po bënte pikërisht para ngjarjes fatale.
Mediat italiane raportojnë se Ituma ka rënë nga dritarja e një hoteli në Stamboll gjatë natës dhe ka humbur jetën. Shkaqet që çuan në rënien janë ende të paqarta, por pas pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet për vetëvrasje.
Siç shihet edhe në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur në korridorin përballë dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.
Igor Gorgonzola Novara'nın 18 yaşındaki oyuncusu Julia Ituma’nın son görüntüsü.
— Mehmet Batuhan Ağır (@mbatuhanagir) April 13, 2023
Oyuncunun intihar ettiği ihtimali var. #juliaituma #juliaitumanovara pic.twitter.com/IbmxSfbznr
18 vjeçarja, e cila luante për një nga klubet më të forta në botë, Novara, ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen gjysmëfinale të Champions League, e cila është edhe ndeshja më e madhe e karrierës së saj.
Ituma me Novarën e saj ka udhëtuar drejt Stambollit, ku rival në gjysmëfinale të Champions League ishte Eczacibasi nga Turqia. Megjithatë, pak orë pas duelit më të rëndësishëm në karrierën e tij, u konfirmua një tragjedi e paprecedentë.
Ajo ka lindur në Milano 18 vite më parë, me origjinë nga Nigeria. Ajo luajti për ekipet kombëtare të të rinjve të Italisë.