Përdhunimi i të sëmurës në Korçë, flet e ëma: E gjeti burri lakuriq me vajzën…

Pas arrestimit të Kryeplakut të fshatit Rehovë pasi dyshohet se ka kryer marrdhenie seksuale me nje vajzë me probleme të shendetit mendor, ka ardhur edhe reagimi i nënës së vajzës.

Ajo në një prononcim për mediat gjatë ditës së sotme tha se “ishim në arë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor”

Valbona Grozdani, nëna e vajzës që dyshohet se ka rënë viktimë e përdhunimit në fshatin Rehovë, nga kryeplaku i këtij fshati, tha gjithashtu se “edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte”. Kjo ngjarje ka sjellë arrestimin nga policia të kryeplakut të fshatit, Ervis Rapo, për akuzën e Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur.

“Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit." , tha nëna e vajzës.