PD pa fonde nga KQZ/ Meta: Koalicioni ynë ka në fokus vetëm qytetarët dhe interesin kombëtar
Krytari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë konferencës me gazetarët, u pyet nëse do t’i ndajë fondet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në përgjigjen e tij, Meta theksoi se nuk ka munguar aspak mbështetja, duke ritheksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” është një koalicion idealesh dhe që do t’i kthejë qytetarëve pushtetin e munguar.
Pyetje: Fondet për zgjedhjet e 14 majit, si i vlerësoni dhe a do ti ndani paratë me zotin Berisha?
Meta: Ky koalicion është një koalicion idealesh, për interesin qytetar, për interesin kombëtar dhe për t’i rikthyer qytetarëve pushtetin e tyre. E gjitha vëmendja jonë është përqendruar për të luftuar regjimin. Kjo mbështetja i mjafton për të qenë i pari.