SYRI TV/ Shitblerja e votës, shqetësim për presidentin Begaj: Institucionet të dënojnë fenomenin
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka takuar drejtues të institucioneve në vend ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij për shitblerjen e votës. Mesazhi i Begajt ka qenë i qartë ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshme. Kreu i shtetit ka bërë thirrje të dënohet çdo fenomen i shitblerjes së votës, financimet e paligjshme dhe prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor.
Nga SYRI TV
Data 14 prill shënon çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore për drejtuesit e rinj të bashkive të vendit. Në prag të nisjes së fushatës Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në një takim drejtues të institucioneve dhe diplomatë të vendit. Presidenti i vendit ka përcjell mesazhe të forta për mbarëvajtjen e procesit. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje, institucioneve përgjegjëse të monitorojnë fushatën dhe të dënojnë shitblerjen e votës.
Begaj: Partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme, pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor.
Thirrja e Begajt vjen pas raportimeve të shumta për shitblerje të votave në disa qarqe të vendit. Rasti më i fundit vjen nga zona e Babrrusë, ku një qytetar ka treguar se si kreu I njësisë administrative të Pakuqanit, Eduard Bodini, i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë të Partisë Socialiste kanë shkuar në shtëpine e qytetarit Lavdim Bregasi dhe në këmbim të votës për Rakip Sulin, u kanë premtuar 10 mijë lekë.