VIDEO/ Kur Veliaj e pohonte vetë se uji në çezma nuk mund të konsumohet

Zëdhësja e fushatës së kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka publikuar një video ku dallohet me zë dhe figurë se si kryebashkiaku Erion Veliaj pohon se uji që rrjedh në çezmat e banorëve nuk mund të konsumohet.

‘Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Erion Veliaj thotë se luftrat e ardhshme nuk do të bëhen për naftën, por për ujin! ?

Po qytetin që e administron prej 8 vitesh a e furnizon me ujë të pijshëm? ?

Përtej kufizimeve me orare në furnizimin e qytetarëve, uji që rrjedh në çezma është pa cilësi, nuk mund të konsumohet. ?

E pohon vetë Veliaj, ndoshta në një moment sinqeriteti!

Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT. ✌?