SYRI/ FMN: Shqipëria, më e varfra në Evropë, mbetet njësoj deri në 2028-ën
Shqipëria është renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si shteti më i varfër të Evropës në vitin 2023, bazuar në të ardhurat për frymë. Kjo duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi. Shqipëria renditet me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë. Pas Shqipërisë renditet Kosova. Kjo situatë sipas FMN, do të mbetet njësoj të paktën deri në 2028
SYRI TV
Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si shtetet më të varfra të Evropës në vitin 2023, bazuar në të ardhurat për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara të FMN-së në Pasqyrën Ekonomike Globale 2023, Shqipëria renditet e parafundit në Evropë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë.
Shqipëria- 19 mijë dollarë
Bosnjë- 19.6 mijë dollarë
Maqedonia e Veriut- 21.1 mijë dollarë
Serbia- 25.4 mijë dollarë
Mali i Zi- 27.6 mijë dollarë
Mesatarja e Evropës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Evropës Lindore. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar shtrihen deri në vitin 2028, ku sërish Shqipëria vlerësohet se do të vijojnë të mbeten më të varfrat e Evropës.
Eurostat publikoi më herët se Shqipëria ka mbetur pas procesit të rritjes në mënyrë që të kapet mesatarja e Evropës për një periudhë kohore të caktuar, çka ishte një një faktor për ritmet e larta të emigracionit.
Sipas Eurostat, në vitin 2021, vendi ynë kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, sa 32% e mesatares së Bashkimit Evropian.
Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për Frymë që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Evropian.