KAFE SHQETO/ Rreh mësuesen pasi i bullizoj mbesën, ekspertët: Dhuna fenomen i përhapur në shkollat e vendit
Alfred Halilaj Petagog në Universitetin e Durrësit si dhe psikologia Eriona Hoxha ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto’ ku kanë komentuar rastin e ndodhur disa ditë më parë në Memaliaj.
Një mësuese është dhunuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare "Nimete Progonati", nga tezja e nxënëses e cila pasi kishte shkuar ta marrë pas mbarimit të mësimit ishte ndeshur me të qarat e fëmijës.
Dikutimi në studio:
Ola: Si e keni parë ju këtë rast dhe cila është qasja përgjithësisht e mësuesve ndaj nxënësve në institucionet arsimore?
Eriona Hoxha: "Qasja këto kohët e fundit, të paktën me ato që po vëmë re është që po mëshohet më shumë pjesës së arsimimit, pra po pozicionohen mësuesit për të dhënë vetëm atë ç’ka i takon në klasë dhe asgjë më tepër, por ndërkohë shkolla nuk është thjesht vendi për tu arsimuar edhe për të marrë dije pra të nxënurit, por është edhe pjesa edukative e cila është lënë pak mënjanë dhe ndoshta prandaj kemi këto breza aq të dhunshëm sa edhe ndërhyrjet ndonjëherë janë të pakta sa të rinjtë dhe fëmijët e shkollave të sotme nuk i njohin, sepse ju duket gjithmonë si moral.
Në të shumtën e rasteve si në shkollë dhe familje mungon ai shpjegimi i një sjellje të një shkak-pasoje, e ndoshta kjo e ka bërë dhe këtë teze që të jetë nën trysninë e optimizmit emocional.
Po ta vëmë re shikojmë një dhunë të përshkallëzuar, fillon dhe në një mënyrë që mësuesja shpjegon si të nxënurit e fëmijës dhe më pas ndoshta keq menaxhimi i situatës ky negativizmi-emocional që nuk e dimë nga i ka ardhur kësaj tezes sepse nganjëherë nuk mund të justifikojmë gjithçka për hir të dashurisë që kemi ndaj fëmijës, sepse nuk dua të bëj avokatin këtu, por disa problematika lindin që në familje dhe nuk mund të ja faturojmë shkollës të gjitha".
Flavio: Për opinionin tuaj, si ka ardhur kjo situatë?
Alfred Halilaj: "Më së pari dua të inkurajoj të gjithë ata mësues dhe t’i vlerësojmë të gjithë ata mësues që në sistem punojnë me pasion dhe japin gjithçka gjatë punës së tyre.
Ndërkohë që kur ne flasim për dhunën, një fenomen i përhapur në shkollat tona fatkeqësisht, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
Shkolla është një institucion që dashje pa dashje krijon konflikte, dhe sipas studimeve 80% e të pyeturve qoftë ata mësues qoftë nxënës janë përfshirë së paku një herë në një konflikt të caktuar dhe është një çështje shqetësuese.
Por, kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë një analizë jo vetëm të rastit në fjalë por edhe planin e përgjithshëm të sistemit arsimor. Janë tri plane sipas meje të cilat duhen riparuar me shumë kujdes dhe duhen vlerësuar".
Klea Sula/ Syri.net