Llatja kopjon programin e Boçit, Rama 'urdhëron' ta zhdukin nga ekranet

Teksa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi prezantonte programin e tij për zgjedhjet e 14 majit, siç duket këto ide i kanë pëlqyer dhe rivalit të tij socialist, Gledian Llatja.

Boçi më 6 prill të këtij viti fliste për një projekt për lagjen 'Kala' në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit, po këto ide prezantoi edhe socialisti Llatja më 12 prill.

Duket se të njëjtën ide socialisti ka pasur dhe për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, akademikun e njohur elbasanas, të cilin e ngatërron dhe me Aleksandër Moisiun.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Llatja ka prezantuar si program të tij dhe ndërtimin e muzeut të arsimit, një ide kjo e Boçit. E natyrshëm lind pyetja nëse është rastësi e frikshme apo ethet e fushatës kanë nxitur socialistin që të ‘vjedhë’ idetë e rivalit të tij.

Për shkak të gafave të shumta, por edhe paaftësisë, mësohet se me urdhër nga lart, Llatja 'është zhdukur' nga ekranet. Ai nuk pranon të shfaqet në media.

Opozita e ka akuzuar Llatjan për lidhje me krimin.