Ministri i Jashtëm bjellorus bën thirrje për armëpushim në Ukrainë: Jemi në anën e paqes, të ndalen vrasjet

Bjellorusia bën thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe bën kërkesë që mes dy vendeve të nisin negociatat. Ministri i Jashtëm bjellorus Sergey Aleynik gjatë vizitës së tij në Hungari tha se Bjellorusia njësoj si Hungaria është në anën e paqes.

Më tej shtoi se qëndrimi i Minskut është i qartë, ndërsa vuri në dukje se duhet të ndalet vrasja e njerëzve.

 “Bjellorusia ashtu si Hungaria është në anën e paqes. Qëndrimi ynë është i qarta, duhet të ndalet vrasja e njerëzve”, ka thënë ai.