Publikohen pamjet me video, ja momenti i sulmit fizik ndaj Valon Sylës

Gazetari Valon Syla u sulmua dje nga tre persona në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Express ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar sot.

Si pasojë e sulmit, Valon Syla ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.