Emigracioni, agjencia e BE-së e alarmuar: Është rritur me tre herë më shumë kalimi i refugjatë në Mesdhe
Emigracioni për në vendet e Bashkimit Evropian është rritur me tre herë më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, sipas agjencisë së BE-së.
Periudha me më tepër fluks refugjatësh ka qenë viti 2017.
Agjencia e BE-së, Frontex, raportoi 54,000 kalime të parregullta në bllok përmes të gjitha rrugëve në tremujorin e parë të vitit, një e pesta nga viti 2022.
“Rruga qendrore e Mesdheut përbën më shumë se gjysmën e të gjitha kalimeve të parregullta kufitare në BE,” tha Frontex, duke shtuar se rreth 28,000 njerëz kishin mbërritur në atë mënyrë midis fillimit të vitit dhe fundit të marsit tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
“Grupet e krimit të organizuar përfituan nga moti i mirë dhe nga paqëndrueshmëria politike në disa vende të nisjes për të tentuar të kontrabandojnë sa më shumë emigrantë të jetë e mundur nëpër Mesdheun qendror nga Tunizia dhe Libia’, thuhet ne deklaratë.
Ndërkohë, dje qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me emigracionin, pasi është kthyer në një nga vendet më të synuara nga refugjatët për shkak të pozicionit gjeografik.Në këto kushte, Italia i ka kërkuar BE-së që të bëjë më shumë për të ndaluar mbërritjet në det.
Frontex më herët raportoi rreth 330,000 ardhje të paautorizuara përmes të gjitha rrugëve vitin e kaluar, më i larti që nga viti 2016, me numrat në rritje që provokuan retorikë më të ashpër kundër imigracionit në shtetet e BE-së, përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Austrinë.