Reali në avantazh ndaj Chelseat, statistikat e pjesës së parë

Real Madridi ka shkuar në pushim me një gol epërsi ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Chelsea kishte një start të mirë, duke rrezikuar portën e Thibaut Courtois, nuk kishte sukses.

“Mbretërit” arritën të shënonin që në minutën e 21-të, pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti, por Keppa Arizabalaga priti, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.

Chelsea ka mundur të barazojë menjëherë, por goditja nga afër e Raheem Sterling u ndal nga Courtois.

Ndeshje e hapur nga të dyja palët, ku rastet janë të shumta në këtë pjesë loje.

Më poshtë mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.