VIDEO-SYRI TV/ I moshuari hasi vështirësi për marrje KEMP-i: Padrejtësi, do e ndjek në rrugë ligjore

I moshuari Muhamed Dervishi ka protestuar i vetëm pranë zyrave të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Ai tregon se pasi u përball me shumë procedura për të marrë KEMP-in, shuma prej 9 mijë lekësh që iu caktua, është krejtësisht e pamjaftueshme.

Dervishi ka protestuar i vetëm këtë të mërkurë para zyrave të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, pasi ka hasur vështirësi në përfitimin e pension të invaliditetit.

I moshuari tregon se është përballur më një sërë procedurash për të marrë KEMP-in, derisa iu kthye një përgjigje se do të trajtohet me një pension prej 9 mijë lekësh duke nisur nga data 1 prill.

Por kjo shumë e caktuar sipas tij, është krejtësisht e pamjaftueshme, krahasuar me shpenzimet që i duhet të përballojë për të gjitha sëmundjet që ka.

Muhamed Dervishi thotë se do ta ndjekë edhe në rrugë ligjore këtë çështje, pasi sipas tij i është bërë padrejtësi.