Milan-Napoli, publikohen formacionet zyrtare të derbit italian në Champions

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Napolit në Ligën e Kampioneve kthen përsëri një përballje të ethshme mes dy skuadrave italiane siç nuk ndodhte prej shumë vitesh në këtë turne.

Milani ka në krahun e tij historinë dhe faktin se ka më shumë alternativa në këtë moment në dispozicion.

Pioli ka kthyer përsëri nga minuta e parë Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Zhiru, duke tentuar që me ta të hedhë që në ndeshjen e parë një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Ndërsa Napoli vjen në ndeshje pa Osimhen e Simeone, me Spaletin që është detyruar të improvizojë sa i përket fazës ofensive të skuadrës së tij për shkak dëmtimesh.