Gjermania vendoset përballë zgjedhjes, dy ministrat propozojnë legalizimin e kanabisit në vend

Ministrat gjermanë të shëndetësisë dhe bujqësisë prezantuan të mërkurën planet e tyre për liberalizimin e përdorimit të kanabisit.

Propozimi i zbuluar përfshin dekriminalizimin e sasive të kufizuara të drogës, me ministrin e shëndetësisë Karl Lauterbach duke thënë se “politika e mëparshme e drogës e vendit ka dështuar”.

Ky është një plan i ndryshëm nga ai i paraqitur në tetor, i cili parashikonte legjislacion më të lirshëm për përdorimin e kanabisit.

Propozimi u rishikua pas bisedimeve me Komisionin Evropian. Lauterbach kishte paralajmëruar se qeveria gjermane do të vazhdonte me planin origjinal vetëm nëse do merrte dritën jeshile nga BE.

Ai tha në një konferencë për shtyp se objektivat fillestare të propozimit nuk kanë ndryshuar, me synimin e qeverisë për konsum më të sigurt, ndalimin e tregut të zi dhe mbrojtjen më të mirë të të rinjve.