", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/12/auto_desktop-wallpaper-erling-haaland-erlinghaaland-soccer-haland-manchestercity-norway-football-sport-mancity1681319866.jpg", "width": 900, "height": 562 } }

'Roboti' i Manchester City, Erling Haaland nuk ndalet në thyerjen e rekordeve

 

Goli i shënuar ndaj Bayer Munchen në natën e Champions League, është më shumë se kaq për Erling Haaland. Ylli norvegjez shënoi golin e tij të 45-të dhe theu një rekord të madh.

Sipas “Opta”, me këtë numër golash të arritur mbrëmjen e djeshme, Erling Haaland është bërë lojtari i parë i Premier League që kapi shifrën e 45 golave në të gjitha kompeticionet.

Këtë rekord, ylli 22-vjeçar arriti ta thyente vetëm në sezonin e tij të parë me Manchester City. Ndërsa në 27 paraqitje në Premier League, ai ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 5 herë.