Xi Jinping thirrje ushtrisë për intensifikimin e stërvitjeve, Tajvani: Po përgatiten për luftë ndaj nesh
Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje trupave të armatosura të Kinës që të ‘intensifikojnë stërvitjen ushtarake të orientuar drejt luftimit aktual’ pas tre ditëve të stërvitjeve pranë Tajvanit.
Media shtetërore raportoi sot se presidenti i Kinës i kishte thënë Komandës Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore se ushtria duhet ‘të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe interesat detare të Kinës dhe të përpiqet të mbrojë stabilitetin e përgjithshëm periferik’.
Një ditë pas sulmeve të simuluara të saktësisë, ministri i jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, i tha CNN-it se Kina duket se “po përpiqet të përgatitet për të nisur një luftë kundër Tajvanit”.