Videoja e ushtarit rus që i pret kokën pengut ukrainas, reagon BE: Një tjetër kujtesë brutale për natyrën çnjerëzore të rusëve
Bashkim i Evropian ka reaguar pas publikimit të një video, ku dyshohet se ushtarët rusë i kanë prerë kokën një pengu ukrainas.
BE u zotua se do autorët do të mbajnë përgjegjësi.
BE-ja është zotuar të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, tha një zëdhënëse, pasi u shfaq një video shqetësuese e ushtarëve rusë që me sa duket i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të shtrirë në tokë.
“Nuk kemi më shumë informacion për vërtetësinë e videos. Duke thënë se, nëse konfirmohet, ky është një tjetër kujtesë brutale për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”, deklaroi zëdhënësja Nabila Massrali.