FOTO/ Bie nga biçikleta, humb jetën 67-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një burrë 67-vjeç ka rënë nga biçikleta dhe si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si ‘pallati me shigjeta’.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 12.04.2023, në rrugën ‘Aleks Buda’, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.