SYRI TV/ Femrat të përfshira në trafik droge, 34-vjeçarja shpërndante kokainë në Tiranë

Një 34-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa,  në Fier një 49-vjeçare është arrestuar sepse në banesën e saj policia gjeti fidanë kanabis sativa

Nga SYRI TV

Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat janë të përfshira në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Një fenmen i përhapur, por i konstatuar rrallë.

Denisa Bushka 34-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu i është gjetur lëndë narkotike në doza gati për t\u shitur. Nga hetimet ka rezultuar se pasi Denisa Bushka e siguronte lëndën narkotike, e përgatiste dhe e shiste në zona të ndryshme të kryeqytetit e sipas policisë, kryesisht në “Komunën e Parisit”.

Policia bën me dije se përmes informacioneve që kishte siguruar në rrugë operative e kishte vënë nën vëzhgim prej disa kohësh 34-vjeçaren dhe mëngjesin e së mërkurës në rrugën "Bill Klinton",  e ndaluan dhe i ushtruan kontroll duke i gjetur 40 doza kokainë të përgatitura gati për t’i shitur.

Ndërkohë, mëngjesin e së mërkurës në Fier, një 49-vjeçare është arrestuar nga policia pasi në banesë iu gjetën 182 fidanë cannabis sativa mbjellë në kubikë. Teksa 49-vjeçarja është arrestuar, Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj.

Gazetare: B.Sari

Pamje:SYRI TV

Montazhier: L.Kotri