VIDEO/ Digjen rreth 2 ha në një masiv pyjor në Pogradec

Një zjarr ka rënë në masivin pyjor të fshatit Zërvaskë të Pogradecit.

Vatrat e zjarrit janë shfaqur rreth orës 13:15, zjarr i cili ka përshkruar bimësi të lartë, por edhe të ulët.

Nga flakët janë përshkruar më shumë se 2 hektarë gështenjë dhe bimësi e ulët.

Syri TV meson se për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat të shërbimit zjarrfikës, atij pyjor si dhe banorë të zonës.

Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndërkohë dyshimet e para janë se zjarri është i qëllimshëm.