Elizabeth dërgoi Harryn në luftë për të ‘shpëtuar’ William
Mbretëresha Elizabeth II dëshironte që Princi William dhe Princi Harry të shkonin në luftë gjatë shërbimit të tyre në ushtri, por kjo u konsiderua shumë e rrezikshme për Princin e Uellsit.
Kjo bëhet e ditur nga gjenerali i ushtrisë britanike në pension Mike Jackson në një dokumentar të ardhshëm të ITV “The Real Croën: Inside the House of Windsor”.
Ish-shefi ushtarak ka thyer protokollin për të zbuluar atë që i kishte thënë Mbretëresha e ndjerë gjatë një prej takimeve të tyre private, që zhvillohej një ose dy herë në vit.
Pavarësisht se William dëshironte të shkonte në frontin e luftës, atij iu ndalua me arsyen e rolit të tij si trashëgimtar i fronit.
Por për vëllain më të vogël të William, Harry, i cili shkoi në Afganistan rreziku ishte i pranueshëm.
Shërbimi ushtarak është tradicional për familjen mbretërore britanike. Vetë Mbretëresha e ndjerë shërbeu pesë muaj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u trajnua si shofere dhe mekanike.