Biden merr djalin Hunter në Irlandë teksa hetimet kundër tij po nxehen

Presidenti amerikan, Joe Biden mori djalin e tij, Hunter dhe motrën Valerie në vizitën e tij të parë presidenciale në Irlandë.

Familja Biden do të qëndrojë në një vizitë katërditore në Irlandë, ku do festohet 25-vjetori i Marrëveshjes së të Premtes së Mirë.

I pyetur nga mediat nëse kishte marrë me vete ndonjë anëtar të familjes, Biden tha se vetëm dy prej tyre që nuk kanë qenë më parë, por nuk dha emra.

Mediat amerikane raportojnë se kjo vizitë vjen në kohën kur hetimet ndaj Hunter Biden janë nxehur.

Zyra e prokurorit në shtetin e Delauer ka nisur një hetim penal për biznesin dhe marrëdhëniet tatimore të Hunter Biden në vitin 2018.

Ndërkohë, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë nisur hetimin e tyre për marrëveshjet e biznesit të Hunter Biden dhe çdo përfshirje të mundshme të babait të tij.

Kujtojmë se Hunter Biden dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt nga një kompani kineze, e quajtur CEFC.

Në këtë aferë është i përfshirë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, së bashku me këshilltarin ‘hije’, Dorian Duçka. Të dy mendohet se kanë përfituar nga kompania e lidhur me Partinë Komuniste të Kinës.

Më herët, mediat amerikane raportuan se partneri në biznes i Hunter Biden e kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë më shumë se 80 herë gjatë kohës kur Joe Biden ishte zëvendëspresident.