Hakerët rusë po përgjojnë kamerat e sigurisë në kafenetë e Ukrainës, thotë SHBA
Hakerët rusë po monitorojnë kamerat CCTV në kafenetë e Ukrainës për të mbledhur informacion, tha të martën një zyrtar i inteligjencës amerikane.
Të mbështetur nga shteti, ata po përpiqen të zbulojnë informacione për kalimin e autokolonave të ndihmave, sipas drejtorit të Divizionit të Sigurisë Kibernetike të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Rob Joyce.
Gjatë fjalës në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington, ai tha se hakerat rusë i kanë sulmuar sistemet e informacionit ukrainas që nga fillimi i ofensivës më të gjerë të vendit të tyre.
“Sulmet janë të vazhdueshme ndaj interesave të Ukrainës, qofshin ato financiare, shtetërore, individuale ose biznesi”, tha Joyce, duke theksuar se ato shpesh ishin “vetëm për të prishur” operacionet.
Zyrtari i NSA i quajti disa hakerë rusë "plot ide".
"Ne po shikojmë hakerat rusë të lidhen me kamerat e internetit për të vëzhguar autokolonat dhe trenat që ofrojnë ndihma," tha ai.
"Në vend që të përdorin kamerat nga një vend publik, që janë të disponueshme në internet, ata po shikojnë kamerën e sigurisë së kafenesë dhe kërkojnë rrugën që duhet të shohin."
Hakerët rusë po përqendrojnë gjithashtu operacionet e tyre në industritë e mbrojtjes dhe kompanitë logjistike të SHBA-së për të mësuar më shumë rreth dërgesave të armëve në Ukrainë, vazhdoi Joyce.
"Ata janë nën presionin e përditshëm nga rusët," tha ai.
Në mars, gazeta amerikane e lajmeve CCN mori një raport që pretendonte se organizatat evropiane ushtarake, energjetike dhe transportuese ishin vënë në shënjestër nga hakerat rusë në një fushatë të dukshme spiunazhi.
Kjo nuk u zbulua për muaj të tërë derisa lufta në Ukrainëshpërtheu, pavarësisht qëndrimit të shtuar mbrojtës të qeverive perëndimore.