VIDEO/ Shihni sesi Man City dhe Inter arritën të triumfonin ndaj Bayernit dhe Benfica-s
Lojtarët e Manchester City-t dhe Interit arritën të triumfonin, respektivisht ndaj Bayernit dhe Benfica-s mbrëmë në ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League.
City mundi Bayernin 3-0 në Etihad dhe tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale.
Veçanërisht mbresëlënës ka qenë goli i parë i Rodri-t, ndërsa dy të tjerët janë vepër e Bernardo Silvës dhe Erling Haaland.
Interi festoi në Lisbonë ndaj Benfica-s me rezultat 2-0 dhe fitoi një avantazh të madh në prag të revanshit në Milano.
Golat për Interin u shënuan nga Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku nga penalltia dhe vendasit humbën disa raste të shkëlqyera për të shënuar dhe zikaltrit sigurisht që nuk duhet t’i nënvlerësojnë portugezët pavarësisht rezultatit në Lisbonë .
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 19 prill në stadiumet Allianz Arena të Munichu-t dhe “Giuseppe Meazza” në Milano.
Golat dhe rastet më të mira nga të dyja ndeshjet mund t'i shikoni në videot e mësipërme.