Trump: Demokratët po përdorin metoda sovjetike, s'tërhiqem nga gara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të tërhiqet nga gara për president edhe nëse dënohet.

Duke folur për Tucker Carlson në Fox News, ai tha se e majta po përdor metoda sovjetike për të ndaluar atë.

Ai sulmoi prokurorin e Nju Jorkut, Alvin Bragg, i cili po tenton të pengojë Trump që të garojë në zgjedhjet e vitit tjetër, duke ngritur padi ndaj tij.

“Është një proces i vjetër sovjetik,” tha ai, duke iu referuar ish-ministrit sovjetik, Beria, i cili pati deklaruar: “Më tregoni personin, unë do ju tregoj krimin”.

Trump u angazhua se nuk do të largohej nga gara. “Nuk është gjëja ime, nuk do e bëj,” tha ai për Carlson.

Donald Trump ka deklaruar disa herë se pas prokurorit Bragg, që ka ngritur akuzë ndaj tij, qëndron miliarderi majtist George Soros.