Manjani: Nëse Shqipëria del nga arbitrazhi, asnjë investim nuk vjen në vend
Për Ylli Manjanin, deklarata e Edi Ramës se Shqipëria do të dalë nga arbitrazhi, është në nivel propagande.
Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, nëse i shkohet deri në fund kësaj deklarate, në Shqipëri nuk do të ketë më asnjë investim, as shqiptar dhe as të huaj.
‘Asnjë biznes nuk do të pranonte të hidhte para në një vend si Shqipëria, të investonte në një territor nga Shqipëria pa një garanci’, tha Manjani.
‘Arbitrazhi është një instrument që shtetet kanë rënë dakord për të mbrojtur bizneset, për të mos lënë gjykatat e vendeve ku ushtrojnë biznesin, se mund të bëjnë hatanë dhe është shpikur arbitrazhi dhe kur i pranon, do ti pranosh vendimin, nuk ke rrugë tjetër.
Nga ana tjetër, nëse shteti i Edi Ramës, për një tekë, se tekë është, çfarë i thotë bizneseve shqiptare dhe te huaja, që jeni në skrudelitetin tim. Që nga ky moment ju nuk keni ku të ankoheni më, unë do të ju bëj gjëmën ju. Këtë thotë kryeministri.
Nëse kjo është gjuha që përdoret ndaj biznesit, mendoni se do të ketë biznes më pas kësaj, mendoni se Shqipëria do të ketë investime më pas kësaj. Shikoni dëmi është shumë më i madh se renditja me 4 vendeve e botës së 17, se as të tretë nuk janë ata.
Nuk është thjeshtë çështje imazhi, por çështje praktike. Asnjë biznes nuk do të pranonte të hidhte para në një vend si Shqipëria, të investonte në një territor nga Shqipëria pa një garanci’, - theksoi gjatë intervistës në SYRI TV, Ylli Manjani.